Enco Mareska ka lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës për Klube 2025 Armando Brojën.
Trajneri italian i Çelsit ka marrë një vendim të fortë për të ardhmen e disa lojtarëve, të cilët nuk kanë udhëtuar me klubin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur këtë javë nis edhe turneu më i ri i Organizuar nga FIFA.
Sipas medieve britanike i vetmi lojtar, i kthyer nga huazimi, i grumbulluar nga Mareska për këtë turne është Andrey Santos.
Në listën e zezë të lojtarëve që do të qëndrojë në Londër, pra që kanë marrë sinjal të qartë nga klubi se nuk kanë më të ardhme në “stamford Bridge” janë João Félix, Renato Veiga, Axel Disasi, Raheem Sterling, Ben Chilwell, Armando Broja, Alfie Gilchrist dhe Djordje Petroviç.
Çelsi do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten. Ekipi londinez do të luajë ndeshjen e parë të hënën në orën 21:00 në Atlanta përballë Los Angeles FC.