22 lojtarë të Interit po fluturojnë tani për në Shtetet e Bashkuara, ku zikaltërit do të debutojnë në Kupën e Botës për Klube kundër Monterrei, në orën 3 të mëngjesit sipas kohës italiane, natën midis 17 dhe 18 qershorit.Bastoni, Dimarko, Barela, Fratezi, Suçiç, Çalhanoglu, Bisek janë pjesë e lojtarëve që janë nisur drejt Amerikës.
Natyrisht, lojtarët e tjerë të Interit që janë të zënë me ekipet e tyre kombëtare përkatëse mungojnë, përfshirë Turam, De Vraj, Pavar, Karlos Augusto, Dumfris, Taremi, Lautaro, Asllani dhe Zalevski. Luis Henrike do t’i bashkohet grupit në ditët në vijim, ndërsa Zielinski do të vlerësohet për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Lojtarët e tjerë të përmendur do t’i bashkohen klubit direkt në UCLA, vendi i tërheqjes amerikane për pjesën e parë të garës, të cilën zikaltërit do ta luajnë në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Siç pritej, mungon Arnautoviç, kontrata e të cilit do të skadojë më 30 qershor, në gjysmë të Kupës së Botës, dhe i cili do të zhvendoset diku tjetër. Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve që kanë udhëtuar sot.
LISTA
Portierë: Kalligaris, Di Genaro, Martinez, Zomer.
Mbrojtës: Açerbi, Bastoni, Bisek, Koçi, Darmian, Dimarko, Palasios, Re Cekoni.
Mesfushorë: Barela, Berenbruç, Çalhanoglu, Fratezi, Mkhitarian, Suçiç.
Sulmues: Karboni, De Pieri, P. Esposito, S. Esposito.