Messi zihet me fjalë me James Rodriguezin

- Bota Sot

Messi zihet me fjalë me James Rodriguezin

Një klimë e nxehtë në “”Monumental” mbrëmë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kolumbisë, e cila përfundoi baras, 1:1.

“Albiceleste”, tashmë të kualifikuar në Botërorin 2026, luajtën pa presion, ndërsa ajo që ra në sy ishte ajo që ndodhi pas lojës.

Në fakt, James Rodriguez, yll i kombëtares kolumbiane, e pati një konfrontim me disa lojtarë argjentinas, përfshirë këtu edhe Cristian Romeron, para se t’i afrohej Lionel Messi.

“Pleshti” i kishte disa fjalë për t’ia thënë ish-futbollistit të Real Madridit.

Të dy i shkëmbyen disa fjalë, duke pasur kujdes dhe duke e mbyllur gojën me dorë, por mediumi argjentinas “TyC Sports” ka arritur t’i kap disa fragmente të bisedës.

“Por përse?”, shihet duke iu përgjigjur Rodriguez Messit. “Nuk kam thënë asgjë”, insiston ai.

“Po, po”, i përgjigjet tetë herë fituesi i Topit të Artë, kampion i botës në vitin 2022.

“Ke thënë se jemi ndihmuar në finale. Po flet shumë…”, i thotë ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit, duke iu referuar një deklarate të James rreth finales së Copa Americas 2024 kundër Kolumbisë.

Në fakt, James Rodriguez, aktualisht pjesë e Club Leon, kishte thënë: “Për shkak të disa faktorëve të jashtëm, mendoj se nuk kemi mundur të bëheshim kurrë kampionë. Gjyqtari e kishte një ndikim të madh në lojë dhe nuk na dha një apo dy penallti.” 



Lexoni të gjitha në Bota Sot