Futbollist i ri i Napolit

- Bota Sot

Futbollist i ri i Napolit

Futbollisti legjendar belg, Kevin De Brujne, është futbollisti më i ri i Napolit, siç konfirmoi gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Pas disa javësh negociatash intensive, De Brujne pranoi ofertën e Napolit dhe firmosi një kontratë dyvjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër. Belgu 33-vjeçar do të mbushë 34 vjeç në fund të muajit qershor dhe ka vetëm testet mjekësore përpara prezantimit zyrtar te kampionët e Italisë.

Napoli synon ta bëjë De Brujnen një nga liderët e ekipit në rikthimin në majat e futbollit italian dhe evropian. Sipas mediave italiane, mesfushori do të përfitojë një pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh në ‘Stadio Diego Armando Maradona’.

Përveç pagës, De Brujne do të marrë edhe 10 milionë euro bonus në momentin e nënshkrimit të kontratës. Ky transferim shënon një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës dhe një kapitull të ri në karrierën e yllit belg pas shumë vitesh te Man. Siti



Lexoni të gjitha në Bota Sot