Dy klube të mëdha pas Amir Rrahmanit

- Bota Sot

Dy klube të mëdha pas Amir Rrahmanit

Pas Totenhamit edhe skuadra tjetër nga Anglia, Aston Villa ka shprehur interesim për kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.

Mediat raportojnë se Aston Villa i ka bërë Napolit ofertë zyrtare për Rrahmanin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emeri.

Detajet e ofertës nuk janë zbuluar, por thuhet se Rrahmani është joshur nga oferta e Aston Villa-s dhe ideja për të luajtur në Premier Ligë. Megjithatë, largimi i Rrahmanit nga Napoli nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak se 31-vjeçari vlerësohet lart nga trajneri Antonio Konte.

Në sezonin e fundit, ku Napoli u shpall kampion i Italisë, Rrahmani ka qenë titullar në të gjitha 38 ndeshjet e luajtura në kuadër të Serie A. Rrahmani luan në kampionatin italian prej vitit 2019, ndërsa pjesë e Napolit është prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Verona dhe me napolitanët ka të fituar dy tituj kampioni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot