“Arin e kanë dorëzuar …”, si u përfshi argjendari nga Prishtina në grabitjen në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

“Arin e kanë dorëzuar …”, si u përfshi argjendari nga Prishtina në grabitjen në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren më 23 maj ka ngritur aktakuzë ndaj Korab Gashit, Bujar Bashës, Besart Istrefit, Leutrim Cakollit dhe Trim Barakut, për rastin e grabitjes së armatosur në argjendarinë “Diakos 2”.

Me 5 qershor, kanë dalë para trupit gjykues Bujar Basha, Leutrim Cakolli, Trim Baraku, Besart Istrefi dhe Korab Gashi, në lidhje me grabitjen e argjendarisë më 22 nëntor të vitit 2023.

Pas leximit të aktakuzës, të pandehurit nuk e pranuan fajin për grabitje, ndërsa Besart Istrefi dhe Trim Baraku e pranuan fajin për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Si u përfshi në rast argjendari nga Prishtina?

Sipas aktakuzës, Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istref , kanë kryer grabitje në lokalin Argjendaria “Diakos 2, duke përdorur forcën. Por, që përgatitjet për të kryer grabitjen kishin filluar 7 ditë më herët me 15.11.2023, kishin blerë vetura të paregjistruara.

Ndërsa në ditën e grabitjes me vete kishin marrë armë. Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istrefi të shoqëruar me të ndjerin Dukagjin Gashi,kanë pasur të vendosura maska në fytyrë dhe kanë qenë të armatosur.

Prehun e grabitur sipas aktakuzës e kishin ata e dorëzuar në lokalin e Trim Barakut për ta fshehur.

Të dyshuarit kutitë i kishin hedhur rrugës po ashtu edhe rrobat, ndërsa arin e grabitur e kanë dorëzuar në lokalin e Trim Barakut .

“Që të katërt hipin në  veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa “01-895-NN”, dhe largohen nga aty në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Komunës së Ferizajt, ku dalin nga automjeti, stolitë e grabitura i heqin nga kutitë, kutitë i gjuajnë së bashku me rrobat të cilat i kanë përdorur gjatë grabitjes, i marrin stolitë me vete, hipin në dy automjete të tjera edhe atë në automjetin “VW Touran” dhe “Golf 7” nisen në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur aty automjeti “Golf 7” ndalet në afërsi të argjendarisë “Baraku” dhe prehun e grabitur e dorëzojnë në lokalin e Trim Barakut për ta fshehur dhe pastaj për ta larguar nga aty, me ç’rast nga lokali “Dia Kos2” marrin stoli ari në sasi prej 3 kilogram e 71 gram, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit në vlerë prej 133,711.34 euro”, thuhet në aktakuzë.

Por, Trim Baraku, argjendar nga Prishtina, ka mohuar përfshirjen në rastin e grabitjes në argjendarinë “Dia Kos 2” në Suharek.

Lidhur me takimet me të dyshuarit, ai tha se para se të kryhet vepra penale, pra me 22.11.2023 dhe pas kryerjes së veprës penale, si dhe në ditën e kryerjes së veprës penale ka deklaruar se sa i përket Besartit, me të është takuar shumë shpesh pothuajse në baza ditore, me Leutrim Cakollin nuk është takuar, me Dukagjin e Korab Gashin nuk është takuar. I kujtohet që me Korab Gashin nuk është takuar ka mundësi 1 javë deri në 10 ditë para grabitjes, ndërkaq edhe me Bujar Bashën nuk është takuar.

Baraku theksoi se me Besart Istrefin ka një shoqëri 5-6 vjeçare, të cilin e ka njohur përmes restorantit familjar që ky i fundit e menaxhon në Milloshevë. Nga shtatori i vitit të kaluar, ata janë afruar më shumë dhe kishin synim të hapnin një biznes së bashku në Prishtinë, pranë lokalit të Barakut, të quajtur “Pasta Box”.

Sa i përket njohjes me Bujar Bashën, Baraku deklaroi: “Atë e njoh shumë pak. Me të jam takuar disa herë në xhami – mesxhid, si dhe disa herë kemi luajtur futboll me të.”

Në deklaratën e tij, Baraku përmend edhe Korab Gashin, me të cilin ka lidhje familjare dhe fetare, por jo lidhje biznesi. Ndërsa Dukagjin Gashin e ka njohur përmes vëllait të tij Korabit. Për Leutrim Cakollin, Baraku tha se e ka njohur vetëm si figurë, por nuk ka pasur biseda me të, duke shtuar se ai ka qenë shok i Dukagjin Gashit.

Lidhur me armën ka deklaruar se arma është e babait të tij i cili është i ndjerë, këtë armë e ka pasur kujtim nga babai.

Ndërsa stolitë që iu gjetën thotë se ishin të gruas së tij.

“Lidhur që disa stoli të cilat janë gjetur gjatë kontrollit në lokalin e tij dhe faktin se ku i ka marrë atë është përgjigjur : “unë dua të deklaroj se në arkën e lokalit tim ku janë gjetur stolitë, ka pasur stoli të bashkëshortes sime, kanë qenë të vendosura në anën e djathtë të arkës dhe kanë qenë të mbështjellura me një qese najloni dhe pesha e përgjithshme e stolive të bashkëshortes sime ka qenë diku 190 gram e përbërë prej : një zinxhir “mbretëror” 75 gram, një zinxhir “kubanez” i plotë 45 gram, dhe një zinxhir “rolex” dhe dy të thjesht, po ashtu në atë pjesë kanë qenë edhe 150 gram stoli ari furde të cilat unë i kam blerë nga myshterinjtë për ti përpunuar, dhe në anën e majtë kanë qenë diku 3 lira, 150 deri në 200 gram stoli të cilat myshterinjtë i kanë sjellë për ti riparuar, dhe 100 gram të tjera. Pra, në arkë i kam pasur diku përafërsisht 900 gram ari edhe të holla në vlerë prej 2400 euro dhe pasaportën time”, deklaroi ai.

Sipas dosjes, mesxhidi në Fushë Kosovë del të ketë qenë një pikë e përbashkët takimi për disa nga të pandehurit, ku ata pretendojnë se janë njohur apo janë takuar rastësisht gjatë faljes së namazeve, duke e përshkruar këtë hapësirë fetare si një vend socializimi dhe jo planifikimi kriminal.

“ unë e kam dhënë një deklaratë në polici. Mbes pranë asaj deklarate dhe dua të theksoj se unë me profesion jam argjendar dhe biznesin e argjendarisë e kam në Prishtinë. Me këtë veprimtari merremi që nga viti 1967, respektivisht me këtë biznes është marrë babai im, dhe tash merrem unë. Kohëve të fundit për shkak të bindjeve të mia fetare nuk merrem me shitjen e stolive nga ari por vetëm me stoli nga argjendi, por blej ari të vjetër. Dua të theksoj se me Besart Istrefin njihem që përafërsisht 5-6 vite, dhe kam shoqëri me të. Ai ka një restorant në Milloshevë, pra e ka biznesin e tij familjar dhe shpeshherë kam shkuar dhe e kam takuar të njëjtin në atë restorant, nga shtatori i vitit të kaluar më tepër jemi shoqëruar së bashku në Prishtinë pasi që e kemi pasur për qëllim ta hapim një biznes ngjitur me lokalin tim e që kemi pas ndërmend ta emërtojmë “Pasta Box” pra një lloj fastfoodi me makarona. Sa i përket Bujar Bashës atë e njoh shumë pak me të jam takuar disa herë në xhami – mesxhid si dhe disa herë kemi luajtur futboll me të. Edhe Korab Gashin e njoh përafërsisht që 3 vite, me të kemi lidhje familjare por na lidh edhe besimi fetar, përndryshe ai e ka biznesin e vet dhe ndonjë lidhshmëri me biznes nuk kemi. Ndërsa të ndjerin Dukagjin Gashi e njoh nëpërmes vëllait të tij Korab Gashi. Sa i përket Leutrim Cakollit unë e kam njohur si figurë ndërsa ndonjë muhabet me të nuk kam pasur, ai ka qenë shok i Dukagjin Gashit.”

Kujtojmë se në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, kishte mbetur i plagosur një polic, ndërsa, një tjetër ishte lënduar gjatë aksionit.

Grabitësit ishin mirë të përgatitur, andaj për të nisur të shtënat nuk pritën as hapjen e derës së veturës nga ana e zyrtarëve policorë.

Vlera e arit të grabitur nga katër të dyshuarit llogaritet të jetë mbi 200 mijë euro.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit