Tifozat Kuq e Zi: Na thanë se duhet t’ju kontrollojmë hollësisht!

- Bota Sot

Tifozat Kuq e Zi: Na thanë se duhet t’ju kontrollojmë hollësisht!

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Letonisë në Riga, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tifozat Kuq e Zi ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit të Rigas.

Përmes rrjeteve sociale ata kanë treguar se edhe atje FSHF-ja urdhëroi sigurimin që t’i kontrollonte tifozët hollësisht.

“Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steëard-ët na thanë hapur:

“Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”.

Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda”, shkruhet në postimin e tifozëve shqiptar

Kujtojmë që Tifozat Kuq e Zi nuk morën pjesë në “Air Albania” në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Krejt kjo për shkak të problemeve të mëdha me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kreun, Armand Duka..



Lexoni të gjitha në Bota Sot