Është për të ardhur keq që disa tradita nuk mbahen më.
Për vite me radhë, ekipi kombëtar gjerman, për shembull, përdori këngën e vet për t’u futur në atmosferën e Kupës së Botës, më së fundmi në vitin 1994.Në atë kohë, Lotar Mateus, Jyrgen Klinsman dhe e gjithë skuadra nga pas kënduan “Far Away in America” për të krijuar atmosferë apo frymë trofeu për Kupën e Botës në SHBA.
Yjet e Gjermanisë morën ndihmën e “Village People” dhe videoja e këngës rekomandohet ende shumë: të gjithë me kostume të zeza pas “Village People”, Matias Zamer plotësisht serioz dhe i përqendruar, Klinsman si një balerin dhe këngëtar i gëzuar. Diçka që mungon prej shumë vitesh!
Një frymë e tillë – pavarësisht rezultatit në SHBA në vitin 1994 – do të ishte pozitive. Bajerni për shembull mund të kishte menduar të prodhonte një klip para Kupës së Botës për Klube. Me Alfonso Devis, Jamal Musiala dhe Leroj Sane, ka disa lojtarë të prirur drejt muzikës në ekip, kështu që ndoshta do të kishte përfunduar si një këngë repi – si disa muaj më parë kur Devis zgjati kontratën e tij. Sidoqoftë, skuadra nga Mynihu synon të ofrojë shumë emocione sportive në turneun fitimprurës (çmimi për fituesin: 115 milionë euro).
Në Orlando, skuadra e trajnerit Vinsent Kompany po përgatitet për ndeshjen hapëse të së dielës kundër Okland Siti (ora 18:00). Dhe trajnerin Kompani e presin një sërë detyrash.