Conte përforcohet në mesfushë, synon të ruajë titullin

- Bota Sot

Conte përforcohet në mesfushë, synon të ruajë titullin

Napoli ka hedhur dorashkën për sezonin e ardhshëm në serie a.

Në mesfushë ekipit i është bashkuar dhe De Bryn ndërsa synon të  marrë dhe një tjetër lojtar nga Milan si përforcime për të ruajtur titullin kampion

Pas javësh tratativash intensive dhe një interesimi që zgjat prej kohësh, Napoli është gati të mirëpresë një nga mesfushorët më të spikatur të futbollit Kevin De Bruyne.

Ylli belg ka dhënë miratimin përfundimtar për të nisur një kapitull të ri nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.

Ish-lojtari i Manchester City-t ka zgjedhur projektin ambicioz të Napolit dhe është gati të vihet në dispozicion të trajnerit gjatë fazës përgatitore të verës. Qëllimi është i qartë: të mbrohet titulli i kampionit të Italisë dhe të rikthehet protagonizmi në Champions League.

Marrëveshja është mbyllur në çdo detaj, dokumentacioni është përfunduar dhe De Bruyne do të firmosë një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje për një sezon të tretë. Vizitat mjekësore janë planifikuar për të enjten, hapi i fundit përpara shpalljes zyrtare të transferimit.

Ky është një përforcim me peshë të madhe për mesfushën e Napolit, që tashmë pasurohet me një lojtar të klasit botëror dhe me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare. Me De Bruyne në skuadër, Napoli i dërgon një sinjal të qartë rivalëve: ekipi synon të qëndrojë në majat e futbollit italian dhe evropian.

Por belgu nuk do të jetë i vetmi përforcim. Conte ka vënë syrin edhe te Yunus Musah i Milanit. Pavarësisht një sezoni të dobët, amerikani pëlqehet për aftësitë e tij të shumanshme dhe për fuqinë fizike.

Lexoni të gjitha në Bota Sot