13 kombëtare sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026

- Bota Sot

13 kombëtare sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026

Deri tani 13 kombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Brazili mbrëmë siguroi kualifikimin në kompeticionin më të madh të futbollit, pasi mposhti minimalisht 1:0 Paraguain, shkruan Indeksonline.

Tani janë bërë 13 shtete që kanë siguruar pjesëmarrjen, duke përfshirë: Meksikën, Amerikën, Kanadanë, Japoninë, Iranin, Uzbekistanin, Jordaninë, Korenë e Jugut, Australinë, Argjentinën, Ekuadorin dhe Zelandën e Re.

Tani kanë mbetur edhe 35 vende të lira, 18 pritet të jenë nga Evropa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot