Leao, Nico apo Barcola?

- Bota Sot

Leao, Nico apo Barcola?

Nico Williams, Rafael Leão (26) dhe Bradley Barcola. Këto janë tri alternativat e Bayern për krahun e majtë të sulmit në merkaton e verës. Deri tani, Bayern ka vëzhguar, por nuk ka bërë oferta specifike.

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, i ka dhënë një sugjeirm klubit bavarez. Sipas tij, lojtari i duhur është portugezi, pavarësisht se këtë sezon kaloi vështirësi.

“Leão ndoshta nuk pati sezon të qëndrueshëm te Milani, por kjo ka ndodhur edhe sepse nuk pati besimin maksimal të trajnerit.

Ja pse shoh një potencial të madh tek ai, nëse Kompany dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth tij.

Portugezi ka shpejtësi dhe e tregoi në finalen e Nations League me Spanjën.

Ai mund të luajë edhe si qendërsulmues, pra një zëvendësues për Harry Kane. Do të ishte zgjedhja ime numër 1 për Bayern”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot