Lojtari që vendosi rekord mbetet jashtë dhe shkon drejt Evertonit

- Bota Sot

Lojtari që vendosi rekord mbetet jashtë dhe shkon drejt Evertonit

Xhek Grilish është lënë jashtë listës së Mançester Sitit për Botërorin e klubeve.

Ky vendim nga Guardiola shton zërat për atë që do të ndodhë në merkaton e verës.

29-vjeçari do të firmosë me Evertonin, ndërsa Siti do të fitojë 50 milionë paund. Kujtojmë se Grilish vendoste rekord, pasi transferohej te Siti.

Klubi i Premier Ligë e afronte nga Aston Vila për shifrën e 100 milionë paundëve. Ishte rekord asokohe, si transfermi më i shtrenjtë që kishte bërë një klub i Premier Ligë për një lojtar anglez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot