Llapi vazhdon me Eminin edhe për dy vite

- Bota Sot

Llapi vazhdon me Eminin edhe për dy vite

Benjamin Emini do të vazhdojë të jetë pjesë e Llapit edhe për dy vite tjera.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi llapjan përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.N

"Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se kapiteni Benjamin Emini ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy edicionet e ardhshme, deri në verën e vitit 2027.

Kapiteni ynë është rritur me Llapin dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të klubit vitet e fundit në kampionat dhe në garat e Kupës.

Ky vazhdim është dëshmi e përkushtimit të kapitenit Emini ndaj fanellës bardhekaltër dhe vizionit të përbashkët për të udhëhequr ekipin drejt sukseseve.

Me besnikërinë ndaj klubit dhe shpirtin luftarak që e karakterizojnë, kapiteni ynë mbetet frymëzim për çdo lojtar të ri që ëndërron të ndërtojë karrierë në klubin tonë", njofton Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot