Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, më 17 dhe 19 qershor. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Ndeshja e parë është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00.
Në ditët në vijim, trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje.
Këto miqësore shërbejnë si një mundësi e mirë për të testuar lojtarët e rinj dhe për të vlerësuar grupin e futbollistëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.
Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 17.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 19.06.2025, ora 11:00 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë