Dervishi: Silvinjo luan me Brojën në krahë sikur Karim Benzema në qendër të sulmit

- Bota Sot

Dervishi: Silvinjo luan me Brojën në krahë sikur Karim Benzema në qendër të sulmit

Dritan Dervishi ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë për të komentuar ndeshjen mes Letonisë dhe Shqipërisë, e mbyllur në shifrat 1-1.

Dervishi ka thënë se Silvinjo duhet të jap dorëheqjen dhe të mos pres që të marrë kompensimin deri në fund nga ana e Shqipërisë, ndërsa gjithashtu theksoi lëvizjet e tij të pallogjikshme në formacion. (Intervistën e plot e ndiqni më poshtë) 

“Silvinjo duhe të largohet vetë. Nëse e do pak Shqipërinë, Silvinjo duhet të jap dorëheqjen dhe mos të presin ta shkarkojnë për të marrë paratë deri në fund të kontratës, duhet të largohet.

Nuk e kuptoj, asgjë nga formacioni nuk kuptohet. Hodhi po prapë të njëjtët si ndaj Serbisë në fushë vetëm për t’i dalë fjala e tij që nuk ishte gabim dhe në fund barazuam me Letoninë. 

Letonia është ekip amator, është ekip amator, ka lojtarë të kampionatit vendas dhe kampionati i tyre vendas është më i dobët se Shqipëria. Nuk e di, Silvinjo dje u vendos në pozitë kur gazetari i bëri pyetjen dhe na përmendi Europianin, që na dërgoi ai në Europian, është skandaloze.

Vazhdon luan me Armando Brojën në krahë e kuptoni apo jo? Armando Broja duhet të luajë në krahë dhe të fusi krosa në zonë sikur kemi Karim Benzeman në qendër të sulmit”, tha Dervishi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot