Spanja U21 e nis me këmbë të mbarë

- Bota Sot

Spanja U21 e nis me këmbë të mbarë

Ka nisur sot kampionati Europian për 21-vjeçarët, i cili këtë herë zhvillohet në Sllovaki.

Në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, Sllovakia vendase u përball me Spanjën, e cila edhe pse vinte si super favorite këtë takim dhe kaloi në avantazh të dyfishtë, e pati shumë të vështirë të merrte 3 pikët në këtë takim, gjë që erdhi falë një goli në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Sllovakia duke pasur dhe mbështetjen e publikut nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti të barazojë shifrat, por u ndëshkua në fund pas një goditjeje këndi.

Spanjollët shënuan dy gola të shpejtë për 2 minuta në pjesën e parë.

Fillimisht Marc Pubill shënoi pas një aksioni të bukur në minutën e 15-të dhe vetëm dy minuta më pas erdhi goli i dytë me Mateo Joseph, pas një aksioni model. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Spanjën.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për vendasit e Sllovakisë, të cilët barazuan shifrat duke shënuar 2 gola për 5 minuta. Kopásek shënoi në minutën e 47-të, dukë përfituar nga një përgjumje e mbrojtes spanjolle, ndërsa Suslov barazoi shifrat në minutën e 52-të nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i fitores së madhe për Spanjën do të vinte në minutën e 90të me César Tárrega, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.

Në orën 21:00 luhen edhe 3 ndeshje të tjera, në Grupin A, Italia luan me Rumaninë. Ndërsa në Grupin B kemi dy përballje: Portugali-Francë dhe Poloni-Gjeorgji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot