Futbollisti Arian Ademi do të largohet nga Dinamo Zagreb si pjesë e një riorganizimi të madh të ekipit më të suksesshëm kroat të futbollit, por ai nuk ka plane për të lëvizur larg.
Skuadra sllovene Maribori i bëri ofertë të mirë Ademit, megjithatë ky i fundit e refuzoi atë.
Në vend të kësaj, ai vendosi të qëndronte jo vetëm në futbollin kroat, por edhe në Zagreb, duke zgjedhur Lokomotivën si destinacionin e tij të ardhshëm të karrierës.
Oferta e Lokomotivës është shumë më e ulët se ajo sllovene, por Ademi e bëri të qartë se do që të qëndrojë dhe të jetojë në Zagreb, prandaj i dha përparësi në negociata ekipit të ligës së parë kroate.