Kristian Vieri shqetësohet për situatën e Italisë, më saktësisht për mungesën e sulmuesve cilësorë të cilët të rivalizojnë për vendin në përfaqësuesen e kaltër.
Duke folur në një podkast, ai është ndalur te mungesa e sulmuesve të mirëfilltë, duke kujtuar se në vitet kur luante ai, kishte një rivalitet të jashtëzakonshëm në repartin e avancuar.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kujtohet se kur luaja unë ishin Inzagi, Del Piero, Baxho, Montela, Toti, Kaziragi, Zola, Viali, Ravaneli, Mançini.
Shumë numra 9 e numra 10. Pipo Inzagi në javën e kaluar më tha “Bobo, për 35 vite kishim sulmuesit më të mirë në botë dhe tani po kalojmë një periudhë mungese të madhe”.
Ken e Retegui? Ata janë shumë të aftë dhe duke luajtur bashkë mund të jenë shumë të rrezikshëm. Ken është fenomenal, Retegui është shumë i aftë në zonë, një vrasës. Me ata dy nuk do të kemi më probleme siç kishim në 15 vitet e fundit”, tha ish-sulmuesi i njohur italian.