Kundër Serbisë luajtëm shumë mirë, Hicka: Ndaj ekipeve të dobëta, Kombëtarja spo di të bëjë rolin e skuadrës së madhe

- Bota Sot

Kundër Serbisë luajtëm shumë mirë, Hicka: Ndaj ekipeve të dobëta, Kombëtarja spo di të bëjë rolin e skuadrës së madhe

Anëtar i FSHF, Envi Hicka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria ndaj skuadrave që janë më të dobëta, Kombëtarja jonë nuk po di të bëjë rolin e skuadrës së madhe.

Hicka: Deri 24 orë përpara ishim në rregull sepse rezultatet që kishim bërë për mendimin tim me Andorrën me Anglinë dhe me Serbinë ishin brenda pritshmërive, brenda logjikës.

Mbrëmë me siguri rezultati por edhe loja që është parë në fushë se nuk mund ta fshehim është një lojë që si të thuash vjen ndesh me atë që kërkohej, pritej dhe besohej në një mase të madhe.

Me Serbinë ajo atmosfera ishte për shkak të elementëve jashtë futbollit.

Gjë që edhe i bën mirë edhe i bën keq ndeshjes.

Për mua nuk i bëri keq se ne në atë ndeshje luajtëm një ndeshje të mirë dhe shumë të mirë.

Kishim diçka më tepër se sa Serbia.

Kurse mbrëmë ishte krejt e kundërta sepse skuadra jonë është e disata ndeshje që ne luajmë me skuadra që janë më të dobëta se ne dhe nuk po dijmë të bëjmë rolin e skuadrës së madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot