Ish-trajneri, Dritan Mehmeti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Sylvinho pas Europianit nuk ka arritur dot të impelentojë filozofinë e tij dhe ka pasur gjatë gjithë kohës oshilacione përsa i përket interpretimit të lojës.
Mehmeti: Sylvinho mendoj pas Europianit nuk ka arritur dot të implementojë filozofinë e tij dhe nuk kemi parë një automatizim të veprimeve, të kemi një skuadër me një mënyrë loje por kemi pasur gjatë gjithë kohës oshilacione përsa i përket interpretimit të lojës.
Ka qenë shumë strikt përsa i përket edhe zgjedhjeve të tij.
Pra është një trajner që pavarësisht se vjen nga Brazili por është i edukuar me një filozofi italiane.
Është shumë i ekuilibruar në taktika.
Me Serbinë mendoj se kemi interpretuar një ndeshje shumë të mirë.
I vetmi që i dha impuls pozitiv në aspektin ofensiv ishte Broja me Anglinë.
Po ta shikojmë edhe me Serbinë ishte i vetmi që arriti të vinte në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.
Mendoj se atë Serbi ne nuk do ta gjejmë më në atë nivel dhe në atë aspekt psiko-fizik sepse kishte edhe mungesa por kishte edhe probleme brenda grupit.