Gazetari Sportiv, Erion Todhe i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se Kombëtarja nuk është e Sylvinhos apo e lojtarëve por e të gjithë shqiptarëve.
Todhe: Ne jemi shqiptarë, Kombëtarja është e jona, e tifozëve e të gjithëve.
Nuk është e Sylvinhos dhe as e lojtarëve.
Lojtarët shkojnë e vijnë, trajnerët shkojnë e vijnë. Lojtarët dhe trajneri janë për të ngritur Kombëtaren.
Kombëtarja është e jona.
Në këtë kuptim duhet ta mbështesim Kombëtaren, duhet ta mbrojmë gjithmonë, duhet ta duartrokasim gjithmonë.
Sa i përket kritikave po, nëse ka vend për ta kritikuar do ta kritikojmë.
Në Kombëtare kanë lëvizur çik ekuilibrat për shkak të zgjedhjeve të Sylvinhos në Europian.