Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës është përforcuar me portierin Baki Aliu.
Haraçinasit synojnë rezultate sa më të mira në Ligën e Dytë të Maqedsonisë së Veriut.
“KF Shkëndija 77 ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes njëvjeçare me portierin Baki Aliu, i cili vjen nga KF Gostivari.
Me përvojë, refleks të shpejtë dhe qetësi në portë, Bakiu do të jetë një shtyllë e rëndësishme për ekipin tonë në sezonin e ri.
KF Shkëndija drejt Ligës së Parë!”, njodton skuadra nga Haraçina.