Presion mbi Theo Hernandez

- Bota Sot

Presion mbi Theo Hernandez

Atletico Madrid nuk heq dorë nga Theo Hernandez. Colchoneros po shtojnë presionin për ta sjellë mbrojtësin francez në shtëpi, dhe tani ekziston elementi vendimtar: po-ja e lojtarit.

Theo ia ka komunikuar tashmë trajnerit Diego Simeone dëshirën e tij për t’u transferuar në Madrid, duke nxitur ndjesinë se marrëveshja ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Milani mbetet i vendosur në kërkesat e tij ekonomike, por Atletico duket se është e vendosur t’i afrohet shifrave të kërkuara, me një negociatë që po merr konturet e një loje të vërtetë shahu. Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por sinjalet që vijnë nga të dyja palët janë pozitive.

Theo Hernandez, i cili u rrit si futbollist te Atletico përpara se të transferohej te Real Madrid, mund të kthehet në vendin e tij të origjinës pas tetë vitesh, për një aventurë të re nën drejtimin e Cholos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot