Hoxha drejt largimit nga Dinamo e Zagreb!t

- Bota Sot

Hoxha drejt largimit nga Dinamo e Zagreb!t

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi. Kështu të paktën kanë raportuar së fundmi mediat kroate. 

Dinamo Zagreb po ndërpret bashkëpunimin me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë Hoxha. 

Raportohet se ka disa skuadra Europiane që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. Anglezët e Hall Siti, që për trajner emëroi boshnjakun, Sergej Jakiroviç, ka shprehur interesim për Hoxhën.  

Kajserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar.

Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Ejupsporit. 

Më herët për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Leçe..



Lexoni të gjitha në Bota Sot