Sane i bashkohet zyrtarisht Galatasarayt

- Bota Sot

Sane i bashkohet zyrtarisht Galatasarayt

Sulmuesi gjerman, Leroy Sane  është bërë zyrtarisht lojtar i ri i Galatasarayt, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Bayern Munichun.

Sane ka nënshkruar një kontratë me klubin e tij të ri që do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Edhe pse vlera e tij në treg është rreth 32 milionë euro, gjigantët turq bënë një punë të shkëlqyer duke e sjellë atë në radhët e tyre falas pasi kontrata e tij me Bayernin skadoi.

Kujtojmë që Sane mbërriti te Bayern pesë vjet më parë nga Manchester City në një transferim me vlerë 49 milionë euro.

Këtë sezon, ai bëri 45 paraqitje, 13 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat, ndërsa që nga debutimi i tij në vitin 2015, ai ka bërë 70 paraqitje për ekipin kombëtar gjerman, duke shënuar 14 gola.

Mbërritja në Stamboll e Sanes është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët e klubit turk, teksa edhe gjermani ndihet i lumtur me aventurën e re.

“Para së gjithash, jam jashtëzakonisht i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj lumturinë time. Mund t’i dëgjoj tifozët tani, që është një ndjenjë shumë e ndryshme. Shkurt, duhet të them se jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu”, tha Sane. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot