Ylli belg, Kevin De Bruyne ka arritur në Romë, aty ku do t’i përfundoj testet mjekësore para kompletimit të transferimit te Napoli.
De Bruyne është larguar nga Manchester City me përfundimin e sezonit, pasi i ka skaduar kontrata dhe nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi me klubin nga Etihad.
Megjithatë, mesfushori kreativ belg nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur klubin e ri, ku do ta vazhdoj karrierën.
Bëhet fjalë për kampionin e Serie A, Napolin, me të cilët thuhet se ka arritur një marrëveshje dyvjeçare.
33-vjeçari ka mbërritur gjatë ditës së sotme (e enjte) në Itali, pasi ka zbarkuar në qytetin e Romës, ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Villa Stuart.
Zbritja e De Bruynes në Italia është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët napolitanë.