Mehdi Çoba ishte futbollisti i radhës që u largua nga Vllaznia.
Palët mes tyre ndanë rrugët ditën e djeshme pas 5 vitesh bashkëpunimi.
Sulmuesi në sezonin që përfundoi luajti me kuqeblutë në 36 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhuroi edhe 2 asiste. Një largim i rëndësishëm për shkodranët, me lojtarin që është vetëm 1 hap larg ekipit të ri.
Mësohet se 25-vjeçari pritet të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës.
Palët mes tyre po diskutojnë për kontratën dhe destinacioni i radhës i sulmuesit do të jetë ekipi gjilanas.
Gjithsesi në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi kushtet e kontratës dhe marrëveshjes mes palëve. Vlen të theksohet se Çoba me Vllazninë në aventurën e tij 5-vjecare, ia ka dalë të fitojë 2 Kupa të Shqipërisë.