Dy rikthime me “peshë” te Dinamo, “feston” Ilir Daja

- Bota Sot

Dy rikthime me “peshë” te Dinamo, “feston” Ilir Daja

Dinamo prej ditësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri.

Ilir Daja ka zbritur ekipin në fushë, duke zhvilluar stërvitje intensive.

Për shkak të angazhimit me Kombëtaren, Daja nuk e kishte grupin e plotë, pasi mungonin Baton Zabërgja dhe Naser Aliji. I pari ishte i grumbulluar me Kosovës, ndërsa i dyti me Shqipërinë.

Por tashmë të dy janë rikthyer në ekip dhe Daja është mjaft i “lumtur”.

Kjo pasi asnjëri nga lojtarët nuk ka probleme, teksa do të vazhdojnë menjëherë përgatitjen me pjesën tjetër të ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot