Zgjat vetëm 6 muaj aventura te Besa, lojtari kryeqytetas njofton largimin

- Bota Sot

Zgjat vetëm 6 muaj aventura te Besa, lojtari kryeqytetas njofton largimin

Bedri Greca nuk do të jetë më futbollist i Besës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

34-vjeçari falenderon Besën për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron sukses në vazhdim.

Aventura e futbollistit kryeqytetas në Kavajë ka zgjatur vetëm 6 muaj, teksa në janar të këtij viti veshi fanellën e ekipit të besës.

Me kavajasit ka luajtur në 18 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 3 gola. Ndërkohë tashmë do të jetë një futbollist i lirë në treg.



Lexoni të gjitha në Bota Sot