Anulohen vizitat mjekësore të Modriç për Milanin

- Bota Sot

Anulohen vizitat mjekësore të Modriç për Milanin

Lëvizja e parë e rëndësishme e Igli Tares në detyrën e re te Milani ishte afrimi i Luka Modriç në radhët e kuqezinjve.

Akordi me ikonën e futbollit kroat është gjetur shumë shpejt dhe ai ishte gati t’i bashkohej klubit të tij të ri.

Por më parë, Modriç e pret aventura e fundit me Real Madridin, pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve në SHBA, dhe pikërisht ky aktivitet ka bërë që mesfushori të shtyjë firmën në kontratë dhe prezantimin te Milani.

Kuqezinjtë kishin përgatitur gjithçka që Modriç të kryente vizitat mjekësore në Kroaci dhe për të formalizuar firmën në kontratë.

Por me kërkesë të vetë futbollistit, këto vizita janë shtyrë pas Botërorit.

Jo sepse ai ka ndërruar mendje, por sepse kërkon që të mos shfaqë asnjë shenjë shpërqendrimi nga objektivi i Botërorit të Klubeve. Modriç e bënte këtë në shenjë respekti ndaj Real Madridit, arsye pse procedurat e firmës së tij nuk ishin kryer më parë dhe pse Milani nuk kishte bërë zyrtar lajmin për transferimin.

Gjithçka do të finalizohet pas mbylljes së Botërorit të Klubeve, kur Masimiliano Alegri do të mësoje edhe kur do ta ketë në dispozicion veteranin e mesfushës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot