Manfredas Ruzgis ishte protagonisti i ngjitjes së Vorës në Superiore.
Sulmuesi lituanez me pasaportë gjermane shënoi 24 gola në kampionat dhe ishe “Këpuca e Artë” e Kategorisë së Parë.
Falë paraqitjes me Vorën, sulmuesi arriti që të grumbullohet edhe për herë të parë me përfaqësuesen e Lituanisë, ku deri më tani ka luajtur 3 ndeshje.
Ruzgis ishte i grumbulluar me kombëtaren lituaneze edhe për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin e 2026-tës, ku Lituania luajti ndaj Maltës dhe Danimarkës. Ndaj maltezëve, ndeshje e cila u mbyll në barazim 0-0, Ruzgis nuk luajti asnjë minutë.
Ndërsa në humbjen e thellë ndaj Danimarkës, 5-0, Ruzgis hyri në fushë në minutën e 65-të, ku zëvendësoi ish-sulmuesin e Egnatias, Gytis Paulauskas.
Pas angazhimit me kombëtaren, tani shtohen dilemat te Vora, nëse sulmuesi do të kthehet për të vijuar aventurën edhe në Superiore. Për Ruzgis ofertat nuk mungojnë dhe ka qenë vetë lojtari, i cili, që në prill, ka dhënë sinjale për kalimin në një klub më të madh.