Me Serbinë shpenzuam shumë energji, Rraklli: Sduhej të luanim ndaj Letonisë me të njëjtin formacion

- Bota Sot

Me Serbinë shpenzuam shumë energji, Rraklli: Sduhej të luanim ndaj Letonisë me të njëjtin formacion

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se ndaj Letonisë, Kombëtarja bëri një hap fals.

Rraklli: Nëse do analizojmë ndeshjen e fundit me Letoninë patjetër nuk besoj që do ketë ndonjë shqiptar apo ndonjë tifoz të Kombëtares përfshi edhe stafin që të jetë i kënaqur me atë ndeshjen.

Pra edhe mënyra se si u luajt, se si u qasën si nga ana taktike ashtu edhe vetë futbollistët nga ana individuale nuk ishte ajo që ne pritshim dhe që ajo duhej.

Rrëndësia e asaj ndeshjeje dihej, çdo ndeshje tani është e rëndësishme sepse ndeshjet janë pak.

Ne bëmë një hap fals përsa i përket ndeshjes së fundit.

Ndaj Serbisë patëm një ndeshje ku u shpenzua jashtë mase energji. Koha për tu rifreskuar ishte shumë e shkurtër.

Dhe nuk mund ta fillosh me të njëjtin formacion loje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot