De Bruyne bëhet lojtar i Napolit!

- Bota Sot

De Bruyne bëhet lojtar i Napolit!

Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit.

Pas epokës që përcaktoi te Manchester City, ku i fitoi të gjitha, ai ka vendosur të mbyllë karrierën në Serie A.

Mesfushori belg sot firmosi kontratë për dy vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër.

De Bruyne u prit më parë me shumë bujë dhe simpati nga tifozët, ndërsa mbërriti në Itali për testet mjekësore.

Seria A do të ketë mundësinë të shijojë njeriun i cili shkëlqeu për 10 vite te Manchester City. Ai vjen në Itali si veteran, por të gjithë e dinë se ka ende shumë për të dhënë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot