Sane u prezantua te Gallatasaraj, por i duhet të kthehet menjëherë te Bayerni

- Bota Sot

Sane u prezantua te Gallatasaraj, por i duhet të kthehet menjëherë te Bayerni

Leroi Sane duhet të kthehet te Bayern Mynih. Dhe pse u prezantua zyrtarisht nga Gallatasaraj, detyrimet e 29-vjeçarit te bavarezët nuk kanë mbaruar.

Sulmuesi gjerman do të udhëtojë nesër, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në Florida.

Bayerni do të luajë në Botërorin e klubeve dhe Sane ka kontratë të vlefshme deri në fundin e muajit.

Kështu do të jetë nën urdhërat e trajnerit Kompani, të paktën në fazën e grupeve dhe nëse kualifikohen në raundin e 1/16-ave. Lëvizje surprizë kjo e prezantimit, ndërsa asgjë nuk është mbyllur te Bajerni.

Sane do të largohet pas 5 viteve nga Bajerni. Gallatasaraj arriti marrëveshjen me lojtarin, për ta transferuar me kosto zero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot