Një grua 34-vjeçare nga Deçanit dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”
“Ata gjetën dy persona pa ndjenja”, tha zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils, ndersa shtoi se “dy viktimat, për fat të keq, u shpallën të vdekur në vendngjarje.”
“Ishte një aksident,” konfirmoi Chèvrefils.
Kryebashkiakja e zonës Lachine, Maja Vodanovic, shkroi në Facebook, ku tregoi se gjithçka kishte nisur nga një top.
“Ishte një top që ra në pishinën, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte por për fat të keq nuk dinte not”. shkroi ajo në Facebook.
Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim