Lojtari i Sportin Lisbonës, Viktor Gyokeres, është deklaruar për herë të parë pas zërave rreth largimit të tij nga klubi portugez.
Gyokeres përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Instagram” tha se për të ardhmen e tij do të flasë kur të vijë koha.
“Ka shumë zëra në këto momente, shumica prej tyre janë të rreme. Do flas kur të vijë koha e duhur”, tha Gyokeres.
Për shërbimet e lojtarit të Sportingut interesim kanë shfaqur dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Manchester Unitedi.