Tottenham ka zyrtarizuar zëvendësuesin Ange Postecoglou.
Klubi anglez ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar punësimin e Thomas Frank, si trajnerin e ri të kampionëve në fuqi të Europa League.
51-vjeçari danez largohet nga Brentford për të marrë frenat e Tottenham. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, deri në vitin 2028.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Thomas Frank si trajnerim tonë të ri, me një kontratë deri në vitin 2028. Thomas ka një përvojë të pasur në futbollin anglez, pasi u bashkua me Brentford në vitin 2016, duke u bërë një nga trajnerët me shërbimin më jetëgjatë në Premier League.
Gjatë kohës së tij te Brentford, ai e transformoi klubin nga Championship në një skuadër të afirmuar të Premier League, duke tejkaluar vazhdimisht dhe ndjeshëm pritjet gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Me Thomas po emërojmë një nga trajnerët më progresivë dhe inovativë në futbollin botëror”.