Agon Batusha do të jetë kandidat për kryetar të Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Por Batusha nuk do ta ketë fare të lehtë triumfin në zgjedhje ngase nuk pritet të ketë përkrahjen e partisë së Mimoza Kusari-Lilës.
Burime të medias bëjnë të ditur se Alternativa pritet të ketë kandidat të saj në zgjedhjet lokale në Gjakovë.
Një nga emrat e lakuar si kandidat nga Alternativa është Agon Dobruna, zëvëndësministër i Financave në detyrë.
Partia e Kusarit në Gjakovë është tejet e strukturuar dhe roli i saj në këtë komunë pritet të jetë përcaktues në zgjedhjet e tetorit