Hamza Ramani largohet nga FC Shkupi?!

- Bota Sot

Hamza Ramani largohet nga FC Shkupi?!

Hamza Ramani do të largohet nga FC Shkupi, pasi që kjo e fundit nuk ka plotësuar obligimet financiare.

Jozyrtarizht, sipas “Sportmania”, kapiteni i skuadrës nga Çairi ka ndërprerë njëanshëm kontratën me klubin dhe që tani mund të thuhet se është një futbollist i lirë.

Ramani, i cili ishte një nga figurat kryesore të skuadrës dhe një lider brenda dhe jashtë fushës, ka shfrytëzuar të drejtën për ndërprerje të kontratës, për shkak të mosrespektimit të obligimeve financiare nga ana e klubit nga Çairi.

Mungesa e pagesave ndaj futbollistëve ka krijuar një atmosferë të pasigurt, ndërsa shumë lojtarë që janë të lidhur me kontrata afatgjata tashmë kanë filluar të kërkojnë rrugëdalje ligjore për t’u larguar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot