Mësohet data e debutimit të trajnerit të ri të Totenhamit

- Bota Sot

Mësohet data e debutimit të trajnerit të ri të Totenhamit

Totenhami ka emëruar Tomas Frankun si trajner të ri, i cili firmosi një kontratë me “Spurs” deri në vitin 2028. 51-vjeçari danez është larguar nga Brentfordi pas shtatë vitesh mbresëlënëse.

Frank do të zërë vendin e Ejnxh Postecogllu, që u shkarkua nga klubi edhe pse fitoi Ligën Europa, trofeu i parë i Tottenham pas 17 vitesh. Skuadra e Tottenham, në një deklaratë për mediat saktësoi.

“Me Tomasin ne po emërojmë një nga trajnerët më përparimtarë dhe inovativë brenda lojës. Ai ka një histori të dëshmuar në zhvillimin e lojtarëve dhe skuadrës dhe ne presim që ai të udhëheqë ekipin ndërsa përgatitemi për sezonin në vijim”, thuhet në deklaratën e klubit londinez.

Tomas Frank mund të fitojë trofeun e parë të madh të karrierës së tij që në ndeshjen e tij të parë konkurruese në krye të klubit. Më 13 gusht, Totenham do të luajë në Udine ndaj PSZH-së për Superkupën e UEFA-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot