Sulmuesi portugez

- Bota Sot

Sulmuesi portugez

André Silva nuk ka ndërmend të transferohet në Arabinë Saudite. Lojtari e nisi sezonin me Leipzig, por e mbylli me Werder Bremen.

Futbollisti portugez e shpjegoi këtë në një intervistë për “Record”, duke nënvizuar se ka ide të tjera në mendje: “Varet nga mundësitë që lindin”.

Për shembull, nuk do ta kisha menduar kurrë të kaloja kaq shumë kohë në Gjermani, por këtu e kam bërë veten të dallohem, kam krijuar një imazh për veten time”, tha sulmuesi portugez.

Më tej, 29-vjeçari vazhdoi: “Është normale gjithçka që shkruhet. E ardhmja do të varet nga situatat që lindin. Ajo që mund të them është se, për momentin, po synoj diçka më shumë”.

“Po kërkoj diçka më të qëndrueshme, që identifikohet me mua, me stilin tim të komunikimit. Arabia nuk është në planet e mia për momentin”, tha Andre Silva.



Lexoni të gjitha në Bota Sot