Ndeshje që nuk harrohet kurrë para 26 viteve! Ajet Shosholli përmend Shinasi Berishën, Zymber Zeqirin e Arbon Deskun

- Bota Sot

Ndeshje që nuk harrohet kurrë para 26 viteve! Ajet Shosholli përmend Shinasi Berishën, Zymber Zeqirin e Arbon Deskun

Një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë dhe jithmonë do të mbetet në historinë më të lavdishme të popullit të Kosovës.

Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999 selektori i kombëtares së Kosovës dhe kryetrajneri i Prishtinës, i tuboi yjet e futbollit, me klubin e futbollit Prishtina duke u ballafaquar me të përzgjedhurin e Tetovës.

Stadiumi në Tetovë ishte i mbushur me shikues.

Interesant ishte fakti se ishte caktuar për 12 qershor ndeshja në Tetovë por askush nuk e kishte idenë se më 12 qershor të vitit 1999 do tl zbarkoi NATO në Kosovë e në anën tjetër do të dëbohet okupatori dhe regjimi krimial serb.   

Lista e futbollistëve: Xhemail Zeqiri, Arsim Abazi, Arbnor Morina, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Kujtim Shala, Adil Vokrri, Ardian Kozniku, Muharrem Sahiti, Suad Keçi, Erxhan Menga, Milaim Humolli, Visar Aliu e Arsim Durmishi

“Futbolli perveç se jep kënaqësinë e vet në fushën e gjelbërt, shpesh herë kontribon edhe për çështje e bamirësisë dhe çështje humanitare.

Para plotë 26 viteve, pikërisht me 12 Qershor të vitit 1999 , dita kur NATO-ja zbarkon në Kosovë dhe kur në këtë kohe kishte shumë refugjatë nga Kosova në shumë qytete të Maqedonisë Veriore, pra kishte futbollist, trajner, punëtor sportiv dhe personazhe të lëmive të ndryshme.

Me lindi ideja që me futbollistët e Kf Prishtina, që ishim si refugjatë nëpër shumë qytete të këtij shteti dhe me futbollistët e që kanë luajtur për Prishtinën, por që për momentin luanin në klube Europjane, të organizojmë një ndeshje humanitare në mes të KF Prishtina dhe reprezentacionit të Tetovës në stadiumin e Tetovës.

Në konsultim edhe me disa anëtar të kryesisë të klubit (që ishin po ashtu refugjatë) si Shinasi Berisha, Zymer Zeqiri dhe Arbon Desku edhe pse ishte mendimi se do të jetë shumë e vështirë organizimi, me thanë që të bisedojë me futbillstët. Dhe pas bisedave, të gjithë futbollistët me kënaqësi ju përgjigjen ftesës që të jenë pjesë e kësaj ndeshje. 

Falë shumë miqve tonë nga Tetova si dhe shoqatës bamirëse EL - HILALL dhe qytetarëve të Tetovës, e që në ndeshje ishin afro 10 mijë u mblodhë afër 12.000 mijë marka gjermane të cilat mjete përmes kësaj shoqate ju shpërndan refugjatëve kosovar që ishin e të vendosur në kampet e refugjatëve.

Vlen të thekesohet se të gjithë futbollistët që erdhën nga shtetet e tjera të jenë pjesë e këesaj ndeshje, nuk pranuan që tju kompenzohen as shpenzimet e udhëtimit.

Këta futbollist ishin pjesë e kësaj ndeshje (në pamflet mungojnë edhe emrat e Milaim Humollit, Arsim Durmishit dhe Visar Aliut) pasi që pamfleti është shtypur para se këta të ishin pjesë e listës”, ka shkruar Shosholli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot