Skuadra e madhe evropiane synon të bashkojë dy shqiptarë që çarten Serbinë para 3 viteve

- Bota Sot

Skuadra e madhe evropiane synon të bashkojë dy shqiptarë që çarten Serbinë para 3 viteve

Milani i Igli Tares synon të bashkojë dy shqiptarë që çarten Serbinë para 3 viteve pikërisht me 2 dhjetor në Doha të Katarit, në Kampionatin Botëror, kur Xhaka shpalosi bluzën me mbishkrimin Jashari!

Milani është duke ndërtuar një identitet të ri, me profil të qartë: karakter, disiplinë dhe vizion afatgjatë.

Në krye të këtij transformimi qëndron drejtori sportiv Igli Tare, i cili po punon për të sjellë në “San Siro” dy nga futbollistët më interesantë të përfaqësueses së Zvicrës me rrënjë shqiptare: Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin.

Sipas mediave italiane, negociatat me Ardon Jasharin janë në një fazë të avancuar. Mesfushori 21-vjeçar, i cili aktualisht luan për Club Brugge në Belgjikë, shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen. Jashari ka tërhequr vëmendjen për dinamizmin e tij në mesfushë dhe për maturinë që e karakterizon, pavarësisht moshës së re.

Në të njëjtën kohë, Tare po punon intensivisht për të bindur Granit Xhakën që t’i bashkohet projektit kuqezi. Mesfushori me përvojë të gjatë në Premier League me Arsenalin dhe aktualisht pjesë e Bayer Leverkusenit, është një lider i lindur, një profil që Milani ka vendosur në qendër të projektit të ri sportiv.

Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, por drejtuesit e Milanit besojnë se mund të negociojnë një marrëveshje të arsyeshme për transferimin e tij.

Nëse ky dysh i “shqiponjave” realizohet, atëherë Milani jo vetëm që do të forcojë mesfushën me dy profile të ndryshme, një lider me përvojë dhe një talent në rritje, por do të krijojë një bërthamë të re që mund të udhëheqë ekipin drejt objektivave madhorë në Itali dhe Evropë.

Trump paralajmëron Iranin për “shkatërrim total”, i bën thirrje për marrëveshje sa s’është vonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot