Alternativat nuk i mungojnë kroatit

- Bota Sot

Alternativat nuk i mungojnë kroatit

Ivan Perishiç është njëri prej emrave më interesant të merkatos verore.

36-vjeçari mbylli një sezon mbresëlënës me ekipin e mPSV Eindhovenit dhe tani po merr kohën e duhur për të zgjedhur ku do të vazhdojë karrierën.

Alternativat nuk i mungojnë kroatit, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona ku e pret Hansi Flik.

Gjermani e njeh mjafr mirë Perishiç pasi kanë punuar bashkë pak vite më parë në Mynih.

Situata e tij kontraktuale, praktikisht kroati do të transferohej me parametra zero, e bën edhe më të realizueshëm operacionin për Barçën, e cila është në vështirësi të mëdha financiare.

Në këtë mes është futur edhe PSV Eindhoveni. Ekipi holandez është i kënaqur me kontributin e dhënë nga kroati (në 35 ndeshje shënoi 16 gola dhe dhuroi 11 asist) sezonin e fundit dhe thuhet se i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot