Ferizaj përforcohet me një lojtar nga Singapori

- Bota Sot

Ferizaj përforcohet me një lojtar nga Singapori

Ferizaj është përforcuar me futbollistin nga Singapori, Harhys Stewart.

Ferizaj ka synime të mëdha në edicionin 2025-2026. 

“Mesfushori i kombëtares së Singaporit, Harhys Stewart, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë! 

Ai vjen nga Chiangrai United në Tajlandë, ku tregoi nivel të lartë profesionalizmi dhe paraqitje të sigurta gjatë sezonit të kaluar.

Stewart sjell qetësi, vizion dhe forcë në mesfushë — cilësi që do t’i japin më shumë balancë dhe konkurrencë ekipit tonë.

Mirë se erdhe në Ferizaj, Harhys! 

Të urojmë sukses me fanellën bardhekaltër!”, njofton FC Ferizaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot