Luka Modriç merr pjesë në stërvitje te Real Madridi, e fundit në Valdebebas

- Bota Sot

Luka Modriç merr pjesë në stërvitje te Real Madridi, e fundit në Valdebebas

Skuadra e Real Madridit sot mbajti seancën stërvitore para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

Në këtë stërvitje mori pjesë Luka Modriç.

Modric befasoi të gjithë duke u stërvitur me ekipin e Real Madridit edhe pse është larguar nga kjo skuadër.

Në fakt, janë ditet e fundit të kontratës së tij me klubin spanjoll dhe Luka Modriç u “detyrua” për të shkuar në Valdebebas.

Ai do të luaj në Kupën e Botës për Klube.

Kujtojmë se mesfushori kroat është shumë pranë marrëveshjes me AC Milanin dhe një transferim i tillë mund të ndodhë gjatë këtyre ditëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot