Milani hap kuletën, 28 milionë euro për lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Milani hap kuletën, 28 milionë euro për lojtarin shqiptar

Milani ka ofruar 28 milionë euro për lojtarin e Club Brugge, Ardon Jashari, por skuadra belge kërkon të paktën edhe 5 milionë euro më shumë.

Milani është në bisedime me Club Brugge për mesfushorin qendror 22-vjeçar, dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh.

Burime të afërta me situatën bëjnë të ditur se Brugge kërkon edhe 5 milionë euro shtesë, ndërsa dita e sotme mund të jetë vendimtare për negociatat mes klubeve.

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, është një admirues i madh i reprezentuesit zviceran me prejardhje shqiptare, si edhe i bashkëkombësit të tij, Granit Xhaka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot