Arsenali bën gati 130 milionë euro për dy lojtarë të njohur

- Bota Sot

Arsenali bën gati 130 milionë euro për dy lojtarë të njohur

Arsenal ka planifikuar të shpenzojë rreth 130 milionë euro në merkaton e verës, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për titullin kampion në Angli. Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit janë të vendosur të përgatisin një skuadër të kompletuar që mund të përballojë pritshmëritë e larta dhe të mbushë boshllëqet e fundit në organikë.

Objektivi 1: Martin Zubimendi

Sipas “Daily Mail”, Arsenal është gati të ofrojë rreth 60 milionë euro për mesfushorin e Real Sociedadi. Zubimendi konsiderohet si një alternativë e fortë, veçanërisht pasi lëvizjet e mundshme drejt Real Madrid duket se janë në këtë moment të vështira për realizim.

Objektivi 2: Benjamin Sesko

Për sulmin, klubi londinez synon të blejë sulmuesin slloven të Leipzig, Benjamin Sesko. Për të, janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 70 milionë euro, një investim që tregon seriozitetin për të forcuar repartin dhe për të shtuar cilësi edhe në fazën sulmuese.

Arsenal synon që të mos mbetet prapa në garën për titullin, duke forcuar mesfushën dhe sulmin. Investimi i konsiderueshëm është një sinjal se drejtuesit besojnë se me lojtarë me cilësi të lartë, skuadra mund të fitojë Premier League për herë të parë pas shumë vitesh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot