Alen Sherri përfundon në Turqi

- Bota Sot

Alen Sherri përfundon në Turqi

Alen Sherri sezonin e kaluar u larguar nga Kategoria Superiore për të luajtur në Serie A.

Megjithatë, minutazhi që portieri i Kombëtares shqiptare mori me Cagliarin sezonin që lamë pas nuk ishte i kënaqshëm.

Në prag të merkatos së verës, ish-portieri i Egnatias ka udhëtuar drejt Turqisë. Me një postim në InstaStory, shihet Alen Sherri me partneren e tij Razena Mehmeti në Stamboll të Turqisë.

Udhëtimi i tyre në Turqi mund të jetë një lëvizje e mundshme në merkato nga 27-vjeçari. Verën e vitit të kaluar, Sherri u transferua nga Egnatia për tek Cagliari për 300 mijë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot