“Eagle Cup 2025”, Manastirliu: Turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj, për herë të parë në Shqipëri

- Bota Sot

“Eagle Cup 2025”, Manastirliu: Turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj, për herë të parë në Shqipëri

Në Shqipëri ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP 2025”, ekskluzivitet i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot ekipin organizator të një prej ngjarjeve të veçanta sportive që po zhvillohet në vendin tonë, “EAGLE CUP 2025”.

Ministrja Manastirliu tha se mirëpriti në këtë takim Fulvio Collovatin, një legjendë e futbollit italian, si dhe ish-futbollistin e Milanit, gazetarin Enzo Gambaro, së bashku me ideatoren e këtij projekti Vasenka Rangu dhe rektorin e Universitetit të Sporteve Agron Kasa.

“Falë këtij bashkëpunimi, po kurorëzohet me sukses ky turne ndërkombëtar për të rinj, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, duke e kthyer vendin tonë në një pikë takimi për talentet e reja të futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar”, tha Manastirliu.

Në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja që do të garojnë deri në finalen e 15 qershorit.

Ky turne synon të promovojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë, duke sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet me vlerë për të rinjtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot